Duhej te merrte detyrën këtë të hënë por nuk ka ndodhur kështu për 25 vjecarin Serdar Hoxha në krye të IKMT të Shkodrës.

Këtë të hënë në krye të këtij institucioni është komanduar Guri Seferi, I cili aktualisht mban edhe postin e N/Drejtorit të IKMT ne Shqipëri.

Nuk dihen ende arsyet pse ka ndodhur një situatë e tillë në IKMT e Shkodres.

Një javë më parë, u largua Ilir Niklekaj, I cili dha dorëheqjen nga ky pozicion dhe u emërua Serdar Hoxha, 25 vjecari I cili kandidoi nen siglen e PSD në zgjedhjet e 25 Prillit.

Burimet bëjnë me dije se emerimi I tij eshte shtyre per shkak te aksionit kombëtar te IKMT dhe për këtë arsye në Shkodër është sjellë numri 2 I IKMT –së të Shqipërisë për rëndesine që ka qarku I Shkodres.

Artikulli paraprakME SHPEJTËSI SKËTERRË NË AUTOSTRADËN FIER-VLORË AUDI GODET NGA PAS DHE NXJERR NGA RRUGA MAKINËN! SHUHEN PRINDËRIT E 2 FËMIJËT!
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 30 QERSHORIT NË ‘VENECIA’, META: KURRË MË VOTIME MONISTE