Në kuadër të fushatës së mjedisit “Ne kujdesemi për qytetin tonë”, këtë të mërkurë,

Bashkia Shkodër, Prefektura, Ministria e Mjedisit e institucione të tjera pastruan mbetjet në afërsi të Urës së Bahçallëkut mbi lumin Drin.

E pranishme ka qene kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, prefekti Çesk Millja si dhe zv.Ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçe.

Ademi foli edhe për komisionet e ngritura për vlerësimin e dëmeve bujqësore nga përmbytjet.

“Po punohet dhe në vazhdim të gjitha të dhënat kalojnë në Prefekturë, me shpresë se do të ketë dëmshpërblim për zonat e përmbytura.”-u shpreh Ademi.

Artikulli paraprakBASHA NUK TAKOHET ME MOGHERININ, DO PËRFAQËSOHET NGA EDI PALOKA
Artikulli tjetërREKOMANDIMI PËR NISJEN E NEGOCIATAVE, META PRET MOGHERININ