NXËNËSIT E SHKOLLËS “LUSH KOLA” NË BARBULLUSH NDIHMA PRANE VËLLEZËRVE TË NËNË TEREZËS. Ne prag, te 19 Tetorit, dites se lumturimi te Nene Terezes, femijet e shkolles 9 vjecare, “Lush Kola” ne fshatin Barbullush ne komunen e Bushatit, kane perkujtuar nobelisten shqiptare,  me nje nisem humane, ndryshe nga heret e tjera, duke iu drejtuar pikerisht misionareve te vellezerve te nene terezes ne bushat.

Femijet te organizuar nga qeveria e nxensve, kane derguar prane te semureve qe ndodhen ne kete qender, usdhqime dhe asortimente te tjera per ti ardhur ne ndihme. Sekretari I keshillit te komunes Bushat, Ndoc Shaben, foli rreth rendesise se vellezerve te nene terezes te krijuar ne kete zone, gjate vizites se nobelistes shqiptare ne bushat.

gjate vizites se saj ne Shqiperi, Nene Tereza, do te vizitonte edhe banoret e kesaj komune, duke e bere me te ngushte lidhjen e banoreve te zones me kete figure te te gjithe shqiptareve. Qe prej asaj dite ne Bushat, jo vetem vleresohet figura e Nene Terezes, por ne kete zone sherbejne edhe vellezerit e Nene Terezes, me mision e tyre human ne ndihme te njerezve ne nevoje.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/jQRTliU-OJ8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakLAMTUMIRË MARK KAFTALLI!
Artikulli tjetërBASKETBOLL, VLLAZNIA NIS ME FITORE KAMPIONATIN