Për shkollën ndre mjeda në Shkodër sot është një prej ditëve më të vështira. Mungesa Ergesës dhe Gresës në klasën e dytë që humbën jetën në ujërat e lumit Buna bashkë me nënën e tyre ka lënë një dhimbje të madhe. Shokët e shoqet e klasës bashkë me prindërit e tyre u shfaqën të pikëlluar e me lot në sy. Librat e dy motrave 9 dhe 8 vjeç u zëvendësuan në bankat e shkollës me lulet e bashkëmoshatarëve të tyre.

Samra Mishaj është një prej prindërve e cila ka vajzën në të njëjtën klasë ku mësonin dy viktimat e mitura dhe që njihte edhe Alma Arrazin. Mishaj ashtu si prindërit e tjerë tregojnë se e kishin tejet të vështira tja shpjegojnë fëmijëve të tyre mungesën e Ergesës dhe Gresës.

Disa prind të tjerë e kishin të pamundur për shkak të ngjarjes të rëndë të flasin për humbjen tragjike të jetës të tre fëmijëve dhe Alma Arrazit.

Një grup mësuesish bashkë me psikologët dhe drejtoren e shkollës 9 vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër dhe ndihmën e prindërve po mundohen që të gjejnë formën e duhur për të folur me nxënësit e klasës së dytë ku bënin mësim edhe dy vajzat Ergesa dhe Gresa Arrazi, 9 dhe 8 vjeç.

Artikulli paraprakANALIZA E GJAKUT FALAS, RADHË TË GJATA NË “HOSPITAL ONE”
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET PRIFTI QË STREHOI KOSOVARËT NË KURBIN