Bllokimi i pusetave dhe mos investimeve në infrastrukturë ka bërë që ujrat e zeza të krijojnë një situatë alarmante në lagjen “Liria” në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës.
Ndonëse para dy vitesh nga bashkia është bërë sistemimi i kanalizimeve të ujrave te zeza, sipas banorëve që nga ajo kohë tubacionet nuk janë pastruar cka ka detyruar këta të fundit të ndërhyjnë vetë për të kryer pastrimin e pusetave.
Ndërkohë ujrat e bardha rrezikojnë që të bashkohen me ato të zeza duke rrezikuar shfaqjen e ndonjë epedemie. Tashmë që temperaturat kanë nisur të rriten dhe para kemi stinën e verës rreziku është edhe më i madh në lagjen “Liria.
Banorët e kësaj lagjeje pjesë e komunitetit Egjiptian shprehen të shqetësuar teksa kërkojnë zgjidhje të këtij problemi.
Sipas tyre ankesat e bëra në institucionet përgjegjëse nuk janë marrë parasysh dhe për këtë ata ndihen të diskriminuar për faktin se janë pjesë e ketij komuniteti
Ujerat e zeza nuk qarkullojne me ne tubacionet e tyre, por kane dale hapur mbi asfalt duke shkaktuar nje situate alarmante dhe te rrezikshme per banoret.
Nderkohe qe rrezikojne te hyjne neper banesa.Era e keqe qe shkaktojne ujerat e zeza ka sjelle jo pak shqetesime per komunitetin e kesaj lagje.
Vec eres se rende ata rrezikohen nga epidemite e kryesisht femijet.
Banoret e lagjes “Liria” disa here kane bere protesta lidhur me kete problem por ende askush nuk po kujtohet per kete shtrese e cila jeton ne nje varferi te tejskajshme.