Teksa jemi në limitet e djegies së raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit të ri, vjen lëvizja e radhës nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë lëvizjen e radhës.

Mësohet se ditën e nesërme ai ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar. Sekretari i grupit parlamentar, Arbi Agalliu iu ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë, ku i njofton se nesër në orën 10:30 do të mbahet mbledhja në selinë e PD.

“Përshëndetje!
Nesër në orën 10:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi.
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.

Kujtojmë se afati i fundit për depozitimin e kandidaturave në Kryesinë e Kuvendit është data 29 maj, (e diela), ora 16:00 ndërsa në Kuvend pritet të kalojnë për votim kandidaturat më 30 maj.

Artikulli paraprakCONFERENCE LEAGUE BËN ‘BASHKË’ RAMËN DHE METËN, SHIJOJNË FINALEN EVROPIANE NË STADIUMIN ‘AIR ALBANIA’
Artikulli tjetërVELIAJ PUBLIKON FOTON, JA PAMJA MAGJIKE NGA JASHTË ‘AIR ALBANIA’