Aktori i njohur, Morgan Freeman është një nga rreth 1000 shtetasit amerikanë që janë goditur nga sanksionet Ruse, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në Rusisë.

“Aktori regjistroi një video në vitin 2017 duke akuzuar Rusinë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për luftë kundër vendit tonë”, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Mes emrave të publikuar të cilëve iu ndalohej hyrja në Rusi ishte edhe Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Gjithashtu kujtojmë se në listën e individëve të sanksionuar duke përfshirë politikanë, mjekë, aktivistë apo gazetarë është edhe Mark Zuckenberg.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKU I KHARKIV: DËME TË MËDHA, MIJËRA NDËRTESA JANË SHKATËRRUAR PLOTËSISHT, RINDËRTIM NGA E PARA
Artikulli tjetërFOTOT NGA PAPARAZZI/ YURI KIM, KAFE ME MINISTRA DHE DEPUTETË TË PS