Edhe pse DSHP gjatë deklaratave për mediat është shprehur se do të dezinfektohen banesat e prekura nga përmbytjet kjo gje nuk ka ndodhur deri më tani, që uji ka ditë që është tërhequr.
Tereza Delia është një banore e zonës së Livadeve e cila tregon këtë shqetsim i cili e ka detyruar atë që kasollen e bagëtive ta kthejë në banesë pasi shtëpia ka dalë jashtë funksionimit.
Ndërkohë Delia shprehet se për shkak të mungesës së dezinfektimit I kanë ngordhur 10 krerë bagëti të imëta.
Përveq problemit të banesave një tjetër shqetsim është edhje mjedisi, I cili tashmë I ngjan një kënete. Dhe kjo me kalimin e kohës mund të kthehet në rrezik për shëndetin e atij komuniteti.