Nuk ka ndodhur kurrë që Shqipëria ti marrë një pikë Anglisë, ishullorët dëshirojnë të ruajnë këtë trend edhe të premten, kjo për një arsye të thjeshtë. Me një fitore të mundshme përballë kuqezinjve, britanikët sigurojnë automatikisht një biletë për në “Katar2022”, një xhiro përpara fundit. Pas zhgënjimit në finalen e “Euro2020”, trajneri Southgate dhe të besuarit e tij kërkojnë të ri ngrihen shpejt, të rifitojnë edhe një statusin e tyre si favorit dhe mbi të gjitha të rifitojnë tifozët, çdo rezultat tjetër përballë Shqipërisë do të ishte një goditje e fortë, për këtë arsye as që e imagjinojnë një përfundim ndryshe përveç tre pikëve.

Nuk e besojnë tek mrekullitë as kompanitë e basteve ku një fitore e mundshme e Anglisë kuotohet me koeficientin 1,1. Tre pikë poshtë Anglisë, edhe Polonia zbret të premten me një mision të qartë përballë Andorra në transfertë, të bindur se Anglia do të triumfojë përballë Shqipërisë, Lewndowski me shokë kërkojnë fitoren për të siguruar një biletë për në fazën play-off.

Artikulli paraprak“BENZ”-I PËRPLASET ME NJË KAMION, PLAGOSET DREJTUESI I AUTOVETURËS
Artikulli tjetërSEMI I FLET FIFIT PËR SEKRETIN QË NUK DO TA TREGOJË KURRË