FUSHË-ARRËZ, POLICIA NDJEK PENALISHT DREJTUESIT E  NDËRMARRJES .

Policia e Pukës ka filluar procedime penale për tre përsona dhe drejtuesit e ndërrmarrjes së Ujësjellësit Fushë-Arrëz pasi ka realizuar tre aksione për goditjen e aktiviteve të paligjshme të lojrave të fatit, nga ana e Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Pukë, në zbatim të Planit të Operacionit i koduar “LOJA”.
Si rezultat i këtij aksioni është bërë i mundur sekuestrimi i 13 makinetave të lojrave të fatit, 5 prej të cilave prodhim i vitit 2013 me një vlerë prej 25 mijë eurosh. Sekuestrimi i këtyrë kompjuterave të lojrave të fatit është bërë në dy qytete atë të Pukës dhe Fushë Arrëzit. Pas aksionit janë dërguar për ndjekje penale M. Mehaj, vjeç 50, baunes në Pukë, Gj. Kola, vjeç 38, baunes në Pukë, N. Qafa, vjeç 70, baunes në Fushë – Arrëz.
Në njoftimin që ka dhënë policía për mediat, bëhet e ditur se krahasa bizneseve ku mbaheshin të fshehura lojrat e fatit, objekt i aksionit ka qenë dhe tregu i qytetit të Fushë Arrëzit. Sipas Policisë 5 kompjutera janë sekuestruar brënda këtij tregu. Pasi janë bërë dhe verifikimet nga ana e policisë janë dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë  drejtuesit e N/Marrjes së Ujësjellësit Fushë – Arrëz. Procedimi ndaj tyre filloi pasi gjatë një kontrolli të ushtruar, me urdhër të Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Pukë, në magazinat e këtij subjekti u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale pesë makineta lojra fati, për të cilat nuk kishte asnjë dokument.
Sipas policisë së Pukës këto aksione janë zhvilluar në një kohë ku të gjithë disponuesit e këtyre lojrave kishin rënë në qetësi të plotë, pasi mendonin se nuk do të kishin probleme me ligjin pas sekuestrimeve të bëra pak kohë me parë në këtë qyteti.
Në Fushë Arrëz kanë qenë vetë banorët të cilët kanë denoncuar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit si pasojë e të cilëve dilnin me miliona para nga ky qytet.

Artikulli paraprakAKSIDENTI, SHKAK SHPEJTËSIA DHE LAGËSHTIRA
Artikulli tjetërQENDRAT SHËNDETËSORE, HAPËSIRA TË PAMJAFTUESHME