Një shtetas shqiptar u arrestua mbrëmë në Imathia pasi policia e gjeti atë duke transportuar 35 kg kanabis. Policia greke u përplas me mjetin e shqiptarit qe vinte nga kufiri i gjelber greko-shqiptar.

Pas informacioneve për levizje të shpeshta u vendos ndjekja e tij pas levizjes se fundit nga kufiri gjelber në brendësi të tokës greke. Në rrugën Egnatia, në vendin e quajtur Imathia, policia ka tentuar të bllokojë lëvizjen e mjetit, që ishte marrë me qera nga 48-vjecari shqiptar.

Në përpjekjen e tij për të shmangur arrestimin e policisë, ai u godit nga tre automjete policie dhe një automjet privat.

Oficerët nga Task Forca e Drogave të Sigurisë Polygyros raportuan se 48 vjeçari bënte udhëtime të shpeshta në kufirin greko-shqiptar.

Pas veprimeve të bashkërenduara policore, autori i dyshuar u identifikua dhe u zbulua se mbante 24 pako 33 kg dhe 668gm bimë kërpi, si dhe 11 pako të tjera prej 1 kg dhe 138gm kërp të përpunuar.

Hetimi zbuloi se droga ishte importuar më herët në kufirin greko-shqiptar, me qëllim shpërndarjen e tyre të mëtejshme në territorin grek, veçanërisht në Selanik dhe Halkidiki.

Droga u konfiskua, dhe të arrestuarit, të akuzuar për import, transport dhe trafik droge, do t’i referohen Prokurorit Publik Fillor Veria.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI AKUZOHET PËR GRABITJE E PËRDHUNIM
Artikulli tjetërDOSJA E AKTIT TERRORIST NË NDESHJEN SHQIPËRI-IZRAEL NUK DUHET PUSHUAR GJKKO RRËZON SPAK: HETONI EDHE PËR 3 MUAJ