ARDIAN HYSA, KANDIDAT I PSD-së HYN NË GARË ZV/KRYETARI I KËSHILLIT TË BASHKISË KOPLIK. Per Bashkine e re te Malesise se Madhe, gara tashme do te jete nga tre kandidate. Pas zyrtarizimit te dy kandidaturave nga dy forcat e mëdha politike partia Demokratike dhe Partia Socialiste, tashme garës ne zgjedhjet e 21 Qershorit I shtohet edhe nje tjeter emer, nen siglen e Partise Social Demokrate do te garoje Ardian Hysa.
Nje emer jo I panjohur per kete rreth te Qarkut te Shkodrës pasi per shume vite ka qene ne funskione te larta drejtuese ndërkohe qe se fundi është edhe nen kryetar I këshillit te Bashkisë se Koplikut nen siglën e Partisë Socialiste. Megjithatë, duket se kjo gare e tij, ka edhe mbështetjen e deputetit te Shkodres Tom Doshi, pasi Hysa njihet edhe si nje nga nejrezit e tij me te afert ne rrethin e Malesine e Madhe. Ardian HYSA Është kandidat potencial për bashkinë Malësi e Madhe, me një eksperiencë të madhe në pushtetin lokal ndryshe nga kandidatë tjerë për këtë bashki. Hysa është njohës i mirë i pushtetit lokal me një eksperiencë të madhe në role të ndyshme si: prej vitit 2007 është këshilltarë në Bashkinë Koplik madje Kryetar i këshillit për periudhën 2007-2011. Këto katër vitet e fundit Zv. Kryetar i Këshillit të Bashkisë Koplik i Partisë Socialiste. Si dhe anëtar i bordit të Ujësjellsit Malësi e Madhe. Në zgjedhjet e 21 qershorit Hysa do të kandidojë nën siglën e partisë Social Demokrate.