Në muajin mars të këtij viti, do të fillojë shpërndarja e dëmshpërblimeve për familjarët e ish të përndjekurve politik për pagesën e këstit të tretë. Zenel Drangu kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve politik, tregon se në bazë të listave të publikuara kanë mbetur pa përfituar dëmshpërblimin edhe rreth 200 familje nga Shkodra.

Kryteari I shoqatës së ish të përndjekurve politik i bën thirrje të gjithë përfituesve që të mbajnë aktive llogaritë bankare në mënyrë që dëshmpërblimi të mos kthehet pas.

Shqetësim për shoqatën e ish të përndjekurve politik në Shkodër, vijon të mbetet vendimi për të mos plotësuar vendin ku shtresa e minatorëve të nëntokës ka vuajtur dënimin.

Artikulli paraprakDREJTORJA E ARSIMIT: SHKOLLA NË VELIPOJË “PËRMBYTET” ÇDO VIT
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA ARRESTON DY SHTETAS