FSHZH, BËN ME DIJE SE DO TË KRYHET “RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS TAMARË-VERMOSH, LOTI 2” Pas perfundimit te 65 kilometrave te rruges Han i Hotit – Vermosh ne rrethin e Malesise se madhe tashme vjen edhe nje tjeter lajm pozitiv.
Ështe shpallur tenderi dhe me daten 2 Mars 2015 hapen ofertat per “Rikonstruksionin e rruges Tamare-Vermosh, Loti 2” (Segmenti Fushe Loje -Vermosh). Ky segment ashtu si edhe segmenti Tamare -Fushe Loje financohet nga Banka Gjermane Kfë, dhe ka nje afat perfundimi prej 16 muaj nga data e fillimit te punimeve . Permes ndertimit te kesaj rruge behet e arritshme nje nga zonat me te bukura te Shqiperise e cila ofron per vizitoret pejsazhe te radha, vende pushimi dhe tradita te hershme te malesore. Fokus kryesor i qeverise shqiptare permes fondit te zhvillimit eshte zhvillimi i zones se Alpeve dhe keto investime konsistojne ne hartimin e masterplanit, permiresim te infrastruktures, sherbimit baze, ndertimit te ujesjellesave etj.