Presidenti Ilir Meta ka treguar se para 14 muajsh ka takuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
I ftuar në një intervistë Meta tha se takimi është kërkuar nga ai.
“Kisha 14 muaj pa e takuar. Takimin e kam kërkuar para 14 muajsh. Ka ndodhur në mes të ditës në mes të Pallatit të Brigadave, për 30 minuta. Takimin e kërkova unë për kënaqësi për t’u çmallur. Ata që e kritikojnë doktorin e bëjnë nga xhelozia.”, tha Meta.