Ura e Mesit mbetet një nga monumentet kulturore më të frekuentuara në Shkodër. Të shumtë janë turistët e huaj dhe vendas të cilët vijnë të vizitojnë këtë urë. Lukasi është një nga turistët që nëpërmjet internetit është njohur me Urën e Mesit. Pamja e mrekulleshme por dhe lashtësia e saj e kanë bërë gjermanin të udhëtojë drejt fshatit Postribë për të parë nga afër urën.
Pavarësisht numrit të lartë të turistëve që vijnë të vizitojnë Urën e Mest shqetësues është fakti që zona afërsi saj është pushtuar nga mbeturinat.
Ndonëse është mes i sezonit turistik ku numri i turistëve është i lartë sërish pamja që I ofrohet atyre në këtë pikë turistike lë për të dëshiruar. Kjo pamje përveç se krijon një imazh negative për vizitorët gjithashtu mund të behen edhe burim infeksionesh në një kohë kur temperaturat janë të larta.
Ura e Mesit ndodhet vetëm 7 km larg qytetit të Shkodrës dhe është një nga monumentet kulturore më të vjetra në vend.