Skënderbeu zhvilloi në transfertë me Young Boys ndeshjen e fundit në Grupin B të Europa League.
Ky takim përfundoi 2-1 për vendësit, rezultat ky që e rendit Skënderbeun në vend të fundit, ndërsa Young Boys të tretin. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku pak më tepër kërkuese ishte skuadra zvicerane. Në pjesën e dytë u shënuan të tre golat. Fillimisht realizoi Enis Gavazaj për korçarët (51’), por mjaft shpejt barazoi Hoarau për zviceranët.
Në fund zviceranët shënuan golin e fitores me anë të Assale (90+6’).