Kompania lokale “Paaila Technology” ka prodhuar krejtësisht e vetme Xhinxherin, një robot një metër e pesëdhjetë dhe i programuar që të kuptojë anglishten dhe nepalishten.

Xhinxher, që vjen nga emri i xhinxherit, në nder të kësaj erëze shumë të pranishme në kuzhinën nepaleze, përveç porosive mund të kuptojë edhe shakatë njësoj si inteligjenca artificiale e punuar nga gjigantët botërorë të informatikës si “Siri” i “Apple” dhe “Alexa” i “Amazone”.

“Restoranti është terreni jonë i provës. Ne jemi duke e rregulluar me përgjigjet e klientëve”, shpjegon Binay Raut, kreu i kompanisë.

Ekipi i përbërë nga 25 inxhinierë, të gjithë më të rinj se sa Raut, që është 27 vjeç, kanë punuar për muaj, me duar, për të ndërtuar këtë robot, duke bashkuar dhe ngjitur këtë prototip në një zyrë të vogël të ndarë në tre dhoma.

Artikulli paraprakATMOSFERA E FESTAVE TË 28-29 NËNTORIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTOHET 74 VJETORI I ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË