Në një javë janë kthyer 309 persona të cilët nuk justifikonin arsyen e lëvizjes për në vendet e BE-së. Në një bilanc javor të Policisë Kufitare dhe Migracionit thuhet se janë kapur dhe proceduar penalisht 23 shtetas, të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, pasi kishin probleme me afatet e qëndrimit në hapsirën Shengen.

 

Po gjatë kësaj jave, nga policia kufitare janë kapur 9 persona në kërkim, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Janë proceduar penalisht 7 shtetas për falsifikim të dokumentave, si dhe një shtetas italian për mos deklarim të vlerave monetare në kufi. Gjatë patrullimeve në kufirin jeshil janë kapur dhe prapësuar në mënyrë vullnetare 21 shtetas, klandestinë, të ardhur nga vendet e treta, nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me qëllim kalimin për në një nga vendet e BE-së. Gjatë patrullimit në kufirin detar gjatë kësaj jave janë proceduar penalisht dy shtetas që kanë lëvizur nga vendbazimet me mjetet lundruese gomone pa njoftuar më parë për lëvizjen. Po ashtu janë goditur 2 raste të tentativës për trafik të lëndëve narkotike, si dhe 1 rast për trafik të mjeteve motorike. Në këtë kuadër, Policia Kufitare, po kryen patrullime të përbashkëta me policitë homologe kufitare, të Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës, duke koordinuar veprimet.

Patrullime të përbashkëta në hapsirën detare po kryhen me GdF si dhe bashkëpunohet me Greqinë e Malin e Zi. Policia Kufitare do intensifikojë kontrollet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil e detar, si dhe do forcojë akoma më tej bashkëpunimin me homologët me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale kudo ku do shfaqet.

Artikulli paraprakVLLAZNIA KALON 100 PIKË, POR NDAJ EAGLE BASKET
Artikulli tjetërPRANGOSEN HAJDUTËT E XHEPAVE