Kjo ndërtesë shërbeu për më shumë se 2 vite si burg ku mbaheshin të dënuarit politikë dhe ishte një prej ish 13 të tillëve që numëronte Shkodra dikur. Godina në fjalë që sot është e privatizuar ndodhet në lagjen “Ndocaj” dhe aty ka ekzistuar nje prej, ish burgjeve të Shkodrës nga viti 1944 deri në vitin 1946. Partizanë të dalë nga lufta, por edhe pjesës më besnike ishin pjesë përbërëse e personelit të burgut.
Më vonë pas viteve 46 u u kthye në shkollë ku mori emertimin shkolla “Salo Halili” e cila shërbeu si e tillë deri rreth viteve 80. Zenel Drangu kreu i Shoqatës së ish- të përndjekurve të Shkodrës thotë se ky burg ishte edhe furnizues i kampeve të punës që regjimi i ngrinte kohë pas kohe në mbarë vendin.
Të dënuar përjetuan tortura nga më cnjerëzoret në këtë burg, ku shumë prej ish të burgosurve nuk dolën të gjallë që aty. Në ndër to është edhe Ndue Preng Molla të cilin na e kthen në vemendje nipi I tij avokati nga Lezha Ndre Molla i cili me anë të një shkrimi që e ilustron me këtë foto të ish burgut shprehet “ Burgu i vjetër në Shkodër, ku u vra nga kriminelet komunistë axha im Ndue Preng Molla.
Shkodra ishte dhe mbetet një nga rrethet e Shqipërisë që pësoi një persekucion të gjerë gjatë viteve të regjimit komunist.