“Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që në ditën e ndalimit të luftimeve të mund të bëjmë një dalje (nga kriza) me mjete diplomatike. Unë jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse.”, kjo është deklarata e bërë nga presidenti francez Emmanuel Macron që duket se nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelenksy.

Zelensky është shprehur se disa njerëz duan të jenë udhëheqës, por për të qenë të tillë duhet të sillen si lider dhe jo të hiqen si të tillë.

Kujtojmë se më 28 maj presidenti francez Emmanule Macron , kancelari gjerman Olaf Scholz kanë komunikuar me presidenti rus Vladimir Putin për të gjetur një dakordësim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainës.

Gjithashtu i kanë bërë thirrje presidentit rus që të komunikojë drejtpërdrejt me presidentin Zelensky,.

Nga ana e tij Zelensky është shprehur i qartë se i vetmi person me të cilin mund të diskutonte për përfundimin e luftës është Vladimir Putin.

Artikulli paraprakVARHELYI NË OHËR, “PËRDOR” BALLKANIN E HAPUR PËR TË DHËNË MESAZHE TË RËNDËSISHME
Artikulli tjetërLIDERËT E BALLKANIT NË OHËR, RAMA NDAN FOTON PARA TAKIMEVE TË BALLKANIT TË HAPUR, KRAH VUÇIÇ DHE…