Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës. Kjo është protesta e 3 e opozitës brenda një harku kohor prej 2 javësh që prej protestës së 8 dhjetorit përpara kryeministrisë dhe asaj të 17 dhjetorit përpara Parlamentit.

Edhe sot qytetarë dhe mbështetës së opozitës do të mblidhen në orën 10:00 përpara Parlamentit për të protestuar kundër qeverisë, në të njëjtën kohë kur edhe do të zhvillohet seanca e fundit plenarë për këtë vit. Protesta e cila do të organizohet sot, fillimisht ishte parashikuar që të zhvillohej si një dubim masiv përpara kryeministrisë, por plani i demokratëve ndryshoi duke e kthyer atë në një protestë kryesisht të rinjsh. Përfaqësues të kësaj force politike nga selia blu i kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve që ti bashkohen protestës së sotme përpara Parlamentit.

Artikulli paraprakMERCEDES – BENZ, TESTON MODELIN E RI NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërATENTAT MAFIOZ NE DURRES, VRITEN DY PERSONA