Dy aksidente kanë ndodhur mengjesin e sotëm në Kurbin, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Aksidenti i parë ndodhi në qytetin e Laçit, ndërsa tjetri pranë mbikalimit të Patokut në autostraden Milot-Thumanë.

Sipas mjekëve nga spitali i Laçit njeri nga te plagosurit është derguar te Trauma. Ndërkohë i plagosuri tjetër po merr mjekim ne spitalin e Laçit dhe bëhet e ditur se jane jashte rrezikut per jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e dy aksidenteve.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakINFORMATIZIMI, 30% E PUNONJËSVE PËRDORIN KOMPJUTERIN SI MJET KRYESOR TË PUNËS
Artikulli tjetërMINISTRI SVEÇLA I PRERË: NËSE VUÇIÇ FUTET PA LEJE NË KOSOVË, DO TË ARRESTOHET!