Uji i pijshëm për banorët në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve në periferi të Shkodrës është i pakonsumueshëm. Banorët thonë se janë të detyruar që ta mbushin në zona të ndryshme të qytetit për faktin se sipas tyre ai vjen i ndotur nga puset që kanë hapur nëntokë.

Por absurdi qëndron në faktin se ka prej atyre banorëvë që thonë se e konsumojnë atë ujë të ndotur sepse nuk kanë mundësi ekonomike për ta blerë ose për ta mbushur edhe për shkak të moshës së thyer që kanë.

Më të rrezikuar nga konsumimi i këtij uji janë fëmijët, të cilët edhe për shkak të moshës e pinë atë ujë pa qenë të kujdesshëm si të rriturit, çka më pas i ka krijuar probleme në shëndetin e tyre. Këta banorë megjithëse janë taksapagues të rregullt të shtetit shqiptar nuk kanë shërbimet bazike

Artikulli paraprakARBA KOKALARI EURODEPUTETJA E PARË SHQIPTARE
Artikulli tjetërHENDBOLL, VLLAZNIA KAMPIONE PAS 13 VITESH