Në këtë përvjetor të 30-të, Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Kongresin në “Air Albania”. Kongresi pritet të fillojë në orën 18:00 dhe gjithçka do të zhvillohet në zbatim të masave kundër koronavirusit. Hapja do të bëhet me një video dokumentar për rrugëtimin e PS.

Pritet që PS të paraqesë sot në Kongres vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Një analizë do ti bëhet dhe rezultatit të 25 prillit, pasi ndonëse PS ka fituar mandatin e 3 duke hyrë në histori, jo të gjitha strukturat kanë arritur rezultatin e parashikuar.

Në fokus do të jetë edhe rizgjedhja e strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja.

Në një prononcim për mediat një ditë më parë, ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili shpalosi edhe më shumë detaje nga axhenda e Kongresit të kësaj force politike, ku tha mes të tjerash do të bëhet edhe një analizë e thellë e punës dhe më pas ratifikimi i vendimeve të kaluara në Asamblenë kombëtare.

“Natyrshëm që është moment historik në rrugëtimin e PS e cila gjatë këtyre 30 viteve ka kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. ED vetmja forcë që nuk i ka bërë asnjëherë dëm interesave të vendit, por përkundrazi Kështu do të jetë pjesa e parë e Kongresit, do t’i dedikohet të gjithë këtij rrugëtimi 30 vjeçar.

Natyrshëm do të ketë përshëndetje, mesazhe dhe pas pjesës që lidhet me 30 -vjetorin do të kalojmë në pjesën e dytë, prezantimi i vizionit tonë Shqipëria 2030, si dhe objektivat dhe programin tonë qeverisës që do të prezantojë Qeveria ‘Rama 3’ në shtator.

Më pas do të bëjmë një analizë të thellë të punës dhe më pas ratifikimi i vendimeve që ne kemi kaluar në Asamblenë Kombëtare”, u shpreh Balla një ditë më parë.

Artikulli paraprakITALIA E KTHEN NË FESTË, IMOBILE SHËNON GOLIN E TRETË NDAJ TURQISË
Artikulli tjetërDITA NIS ME KTHJELLIME, POR PASDITJA SJELLË VRANËSIRA DHE RREBESHE SHIU, MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME