Javët e fundit ka patur një rritje të fluksit të lëvizjeve në 2 pikat më të rëndësishme kufitare, Muriqan dhe Hani I Hotit. Rritja e temperaturave dhe hapja e sezonit turistik ka bërë që turistë të shumtë t’I drejtohen Shkodrës për të kaluar pushimet. Nga të dhënat e siguruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, na bëhet me dije se në 48 orët e fundit, mbi 25 mijë shtetas kanë hyrë dhe dalë nga Muriqani dhe Hani I Hotit. Në këto 25 mijë shtetas, 12 776 janë shtetas të cilët janë regjistruar në hyrje të vendit, ndërsa mbi 12 mijë të tjerë janë regjistruar në dalje. Gjatë fundjavës regjistrohet fluksi më I madh I lëvizjeve në këto dy pika kufitare. Aktualisht po punohet në të gjitha sportelet, në mënyrë që të mos krijohen radhë të gjata nga pritja për të kaluar kufirin. Pas muajit qershor, pritet që fluksi të rritet në mënyrë konstante në këto dt pika duke arritur kulmin në muajin gusht, atëherë kur edhe fluksi I emigrantëve që kthehen në vendlindje është maksimal.

Artikulli paraprakSHKODËR, NDALOHEN 3 SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërI SHPËTUAN LUFTËS, POR KANË NGELUR MES KATËR RRUGËVE