Fondi për shpërblimin e fundvitit I parashikuar për të gjithë pensionistët në vend është në pikëpyetje. 2 ditë më parë ministrja e financave Anila Denaj ku ka bërë të ditur se akoma nuk është përgatitur një fond I posaçëm për këtë kategori duke mos dhënë as një afat për zgjidhjen e kësaj situate. Një gjë e tillë ka indinjuar pensionistët në qytetin e Shkodrës të cilët tregojnë se ky veprim është I papranueshëm.

Nga ana tjetër, ka edhe nga ato qytetarë të cilët nuk ndikohen nga kjo çështje.
Vitin e kaluar qeveria shpërbleu me 5 mijë lek të reja çdo pensionist në vend. Po ashtu në këtë skemë janë të përfshira edhe familjet në nevojë të cilat përfitojnë asistencë sociale.

Prej 15 vitesh, shpërblimi I fundvitit nuk ka munguar në familjet shqiptare, ndërkohë që pritet të mos mungojë as këtë vit. Një vlerë modeste monetare përmes së cilës familjet festojnë më mirë festat e fundvitit.

Artikulli paraprakSHKODER, SEKUESTROHEN 51 KG KANABIS, NE KERKIM DY PERSONA
Artikulli tjetërSHKODËR, “RRUGA E GJERË” BËHET ME GROPA