Në prag të betimit si President Papa Francesco uron Ilir Metën
Në prag të betimit si President i Republikës, Ati i Shenjtë Papa Francesco ka uruar Ilir Metën më rastin e marrjes së kësaj detyre. Në mesazhin e dërguar nga Selia e Shenjtë, Papa Francesco i përcjell përgëzimet më të sinqerta Metës për detyrën e re dhe shpreson në angazhimin e tij për të forcuar solidaritetin dhe unitetin e qytetarëve shqiptarë. Më poshtë teksti i plotë i letrës: “Shkëlqesisë së Tij, z. Ilir Meta Presidenti i Republikës së Shqipërisë Teksa ju bëheni gati të filloni bëheni mandatin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet më të ngrohta ju dhe qytetarëve shqiptarë. Të ndërgjegjshëm për klimën pozitive të respektit dhe besimit reciprok ekzistues në Shqipëri midis njerëzve me tradita të ndryshme fetare. Lutem që ju të mund të forconi gjithnjë e më shumë angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit drejt të mirës së përbashkët. Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet. Papa Francesco”. Ilir Meta bën betimin ditën e hënë si President i Republikës, duke pasur në këtë detyrë Bujar Nishanin.