Klubet në të gjithë Europën janë vënë në punë për të mbuluar boshllëqet e krijuara gjatë pjesës së parë të sezonit. Danezit Christian Eriksen i përfundon kontrata me Tottenham Qershorin e ardhshëm, por ai refuzon të rinovojë.
As ardhja e Mourinhos nuk e ka bindur mesfushorin, që pret Real Madridin të hidhet në aksion duke paguar për kartonin e tij. Zlatan Ibrahimoviç sapo ka përfunduar kontratën me Los Angeles Galaxy dhe e ardhmja e tij është një mister.
Ibra konfirmoi se do të kthehej në Itali, por ende nuk është e sigurt.
Megjithëse dukej se Milan e kishte mbyllur marrëveshjen me të, nënshkrimi i Carlo Ancelottit me Evertonin mund ta bëjë suedezin të ndryshojë mendje. Erling Haaland është zbulimi i këtij sezoni. Ai do të largohet nga Salzburg gjatë muajit Janar dhe gara për të fituar shërbimet e tij po bëhet edhe më e ashpër.
Edhe pse Manchester United duket në “pole position”, Juventusi, Leipzig dhe Dortmund do të bëjnë gjithçka për të. Edison Cavanit i përfundon kontratën në qershor me PSG. Por realiteti është se Mauro Icardi e ka fituar vendin e titullarit.
Marrëveshja mes Cavanit, sulmuesit dhe Atletico Madrid është arritur, kështu që thjesht duhet të dakordësohet edhe me klubin parizien.
Arturo Vidal po mbulon faqet e para të gazetave italiane.
Situata e mesfushorit kilian është e pakëndshme, sepse ai nuk është titullar te Barcelona. Lojtari tashmë ka treguar pakënaqësinë e tij në më shumë se një rast dhe Interi duket i vendosur për të kënaqur Antonio Conte me nënshkrimin e tij.