Kreu i PD, Lulzim Basha e ka quajtur fasadë Samitin e Diasporës, të organizuar nga qeveria. Në një status në tëitter, ai thotë se i ka një borxh të madh kësaj pjesë të Shqipërisë jashtë territorit.

Basha: Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit.

Basha tha se mirëpret bashkëpunimin e diasporës për të ndërtuar në Shqipëri lirinë dhe sigurinë.

Basha: Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim krahëhapur mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM ME EKSPLOZIV PRANË GJYKATËS SË TIRANËS
Artikulli tjetërRAMA SHFAQET NË ‘TG2’: OPOZITA MBRAPA ME SONDAZHET PËR ZGJEDHJET