500 familje në Laç që humbën banesat e tyre në tërmetin e 26 nëntorit 2019 pritet të futen sot në shtëpitë e reja në prag të ndërrimit të viteve.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama në një postim në facebook.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë”.
Një ditë më parë Rama dorëzoi në Kavajë 153 banesa në pallate të reja.