Në pranga 31-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Hektor Kosturi 31 vjeç, banues në Durrës u arrestua ditën e sotme në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për ” Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike” Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm të një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht shtetasi: •Hektor Kosturi 31 vjeç, banues në Durrës. Kosturi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Parmës, Itali me Vendimin Nr.6631/13 R.G.N. R 4497/13 R.G.G.I.P. datë 25.10.2014 ka vendosur masën e sigurisë” Arrest me burg” për veprën penale” Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 dhe 80 të Kodit Penal Italian. Shtetasi Hektor Kosturi, më datë 17.01.2014, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë dyshohet se ka organizuar transportin e rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma / Itali. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBUTRINT, LOKAL NË ZONËN ARKEOLOGJIKE. DREJTORESHA E MONUMENTEVE: PO, E DHAMË LEJEN
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KLD, GRUPI I PUNËS RAPORTON PËR VLERËSIMIN E GJYQTARËVE