Policia e Shkodrës ka vënë në pranga këtë të Hënë një 24-vjeçar, si dhe ka sekuestruar kokainë, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të lëna nga blerësit.Si rezultat i veprimeve hetimore dhe si rezultat i operacionit policor “Club”, u arrestua në flagrancë Sirian Reçi 24 vjeç, banues në lagjen Perash.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se 24-vjeçari është kapur në flagrancë duke i shitur disa personave të tjerë lëndë narkotike kokainë dhe gjatë kontrollit, rezultoi se posedonte tri qese të vogla me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.Si pasojë e aksionit, janë sekuestruar 6 aparate celulare, një sasi kartëmonedhash shqiptare me vlerën 122 mijë 900 lekë të reja, 10 euro, 50 paund i dyshuar i falsifikuar, 5 karta identiteti,

2 leje drejtimi shqiptare, 1 leje drejtimi ltaliane, 4 qese për përdorimin të lëndëve narkotike, dokumente automjeti, 3 ora dore dhe dy varëse, të cilat ishin lënë nga blerësit e lëndës narkotike,

si dhe një letër me formula për prodhimin e lëndëve narkotike kokainë.’’ Policia bën të ditur se po vijon puna me intensitet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë. 24-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET NË PARAGUAJ ELTON RADOVANI
Artikulli tjetërTEPE, BANORËT: PO NA ZHVENDOSIN KONTENIERËT E MBETURINAVE