Policia greke ka rënë në gjurmët e një bande, e cila trafikonte drogë, kryesisht kokainë. Sipas mediave greke, policia ka arrestuar 9 persona, një prej të cilëve polic ndërsa të tjerët shtetas shqiptarë. Deri më tani identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Përveç të arrestuarve, në kërkim është shpallur edhe një tjetër polic, i cili së bashku me kolegun e arrestuar dyshohej se ishin kokat e grupit kriminal.

Gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve në Atikën veriore, policia ka gjetur drogë, armë, telefona dhe para, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Sipas informacioneve të mediave greke, përveçse në Atikë, grupi kriminal vepronte edhe në qytetin e Trikalas.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY KUSHËRINJ SHQIPTARË, SHPËRNDARËS KOKAINE
Artikulli tjetërFALSIFIKONTE DOKUMENTET PËR PASAPORTA ORIGJINALE, ARRESTOHET NJË EFEKTIV POLICIE