Kjo është situate e krijuar në një nga pikat e postës Shqiptare në qytetin e Shkodrës, si shkak i vonesës së pensioneve për të moshuarit. Që në orën 8 të mëngjesit dhjetra të moshuar presin për të marrë pensionet apo kempin e invaliditetit. Pensionistët thonë se i kanë lënë të presin me orë të tëra pasi në postë ka vonesa për ardhjen e parave.
Për pensionistët vonesa e pensionevë është tejet shqetësuese, sepse janë të vetmet të ardhura që kanë për t’u ushqyer apo për të blerë ilaçet e tyre.
Vonesat e pensioneve apo kempit të invaliditetit për qytetarët është kthyer në një shqetësim prej kohësh. Ata bëjn apel ndaj institucioneve pwrgjegjwse për t’i dhën zgjidhje kësaj situate pasi e kanë të pamundur të presin me orë të tëra pranë sporteleve për të marrë pensionet.