Ne keto dite te nxehta vere pensionistet e qytetit te Shkodres duhet te presin me ore te tera ne radhe per te marre pensionin e tyre .
Situata paraqitet mjaft e veshtire ne zyren e shperndarjes prane postes shqiptare pasi pasi pritja per kete kategori eshte e pajustifikueshme duke iu referuar moshes dhe problemeve te shumta shendetesore te tyre. Pensionistët ankohen për rradhët e gjata dhe rrëmujën në këto zyra, ndersa thone se Radhët kanë nisur që herët në mëngjes dhe vetëm pas shumë orësh pritjeje, disa prej tyre arrijne të marrin në dorë pensionin e tyre.. Te moshuarit tregojne se kjo situate ndodh vazhdimisht, por ne kete periudhe situata rendohet akoma me teper edhe per shkak te temperaturave shume te larta dhe ambjentit aspak te pershtatshem Por kjo vuajtje e pensionisteve ne shume raste perfundon ne menyren me te keqe te mundshme, pasi ne vend te lekeve marrin pergjigjen se ato kane perfunduar. Edhe pse disa kohe me pare u aplikua sistemi me data i shperndarjes se pensioneve, serish rradhet nuk jane evituar.