Konvikti i shkolles pyjore i cili eshte rikonstruktuar plotesisht , nuk ka akoma nje date inagurimi dhe shnderrimi ne banese sociale, ndresa dhjetra familje jane ne pritje te strehimit ne kete godine.

Prej me shume se nje viti eshte premtuar se një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve jetim dhe familjeve shkodrane që kanë humbur kryefamiljarin dhe nuk kanë një strehë shumë shpejt do të kenë një zgjidhje përfundimtare. Bashkia Shkodër u shpall fituese e një projekti në Ministrinë e Zhvillimit Urban për strehimin e këtyre shtresave sociale .

Ndresa si praktike u tha se nuk ishte nevoja per ndertimin e nje godine te re , pasi mund te investohej ne rikonstruksionin e konviktit te shkolles se mesme pyjore “kole margjini” i cili ishte thuajse jo funksional. Bashkia Shkodër dhe Ministria e Zhvillimit Urban rane dakord për një aktmarrëveshje bashkëpunimi për strehimin e jetimëve . Në këtë akt-marrëveshje thuhej qartazi se qëllimi është për angazhimin e palëve, bashkisë dhe ministrisë për kryerjen e shërbimit të rikonstruksionit dhe përshtatjen e godinës s ëish-konviktit në banesa sociale për strehimin e jetimëve në Shkodër.

Burime pranë bashkisë bëjnë me dije se kati i parë do të shërbejë si një qendër multifunksionale ku pritet që të ketë disa shërbime të ndryshme. Tre katet e tjera të kësaj ndërtese do të përdoren për të strehuar jetimët e Shkodrës por edhe familje të cilat kanë humbur kryefamiljarët. Ende nuk është e qartë plotësisht se do të jetë kapaciteti për të ditur se sa do të jetë numri i jetimëve dhe familjeve që do të strehohen aty pasi të rikonstruktohet.

Kjo nismë për strehimin e jetimëve në banesa sociale tek godina e ish-konviktit të shkollës pyjore thjeshtë e zbut pak këtë problem social në Shkodër duke qenë se në 10 vite bashkia Shkodër nuk ka mundur që të strehojë më shumë se 222 familje në total ndërsa zyrtarisht nga 2005-sa e dëri më sot janë 1880 kërkesa për strehim. Mendohet se në godinën e re te rikonstruktuar të vendosen 70 deri në 100 jetim dhe familje që kanë humbur kryefamiljarin. Ndresa vijon perzgjedhja e aplikuesve per strehim.

Artikulli paraprakMARKATA E RUSIT “ULERET” PËR NDIHMË
Artikulli tjetërPOLICIA KONTROLLE NË RRUGËT E SHKODRËS