Rruga “Dan Hasani” në zonën e njohur si “Ura Dervishbeg” në qytetin e Shkodrës është kthyer në problemin më të madh të rreth 200 familjeve që jetojnë në këtë zonë.
Amortizimi I rrugëve,jo pak herë është bërë pengesë për qarkullimin e banorëve. Ato bëjnë përgjegjës insitucionet të cilët nuk ndjekin nga afër problematikat e tyre.
Prej më shumë se 7 vitesh, për shkak të lëvizshmërisë së madhe të automjeteve në rrugën Dan Hasani, shtresa asfaltike ka pësuar dëmtime të shumta.
Gropat e krijuara në të gjitëh gjatësinë e rrugës kanë bërë që në disa raste të ndodhin aksidente të vogla me pasojë vetëm dëme materiale, duke rritur kështu edhe më shumë shqetësimin e banorëve.
Edhe pse kjo rrugë është vetëm pak metër larg qendrës së qytetit të Shkodrës, as ky fakt nuk ka mjaftuar për insititucionet që të hartojnë projekte për rindërtimin e rrugës.