Pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë, disa qindra njerëz morën pjesë në protestën në Beograd të mërkurën mbrëma.

Ishte kjo dita e 17-të e demonstratave kundër partisë në pushtet. Demonstratat kundër, siç thuhet, “diktaturës” kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale. Protestuesit thanë se kërkojnë lirinë e medias, shkarkimin e “elitës politike” të udhëhequr nga Vuçiq, heqjen e “të gjithë zyrtarëve të korruptuar”, si dhe zgjedhje “të drejta dhe të lira”. Ndërsa protesta përfundoi para Parlamentit serb, organizatorët njoftuan se ajo do të rifillojë mbrëmjen e sotme.

Artikulli paraprakDASH, THIRRJE AUTORITETEVE TË MAQEDONISË TË FORMOJNË QEVERINË E RE
Artikulli tjetërNOTA MESATARE PËR TË HYRË NË UNIVERSITET ËSHTË GJASHTË