HoYeon Jung, aktorja dhe modelja që u bë njohur nga seriali koreanojugor ‘Squid Game’ i cili ka arritur një shikueshmëri të lartë në mbarë botën, tashmë po fiton miliona.

27-vjeçarja e cila luan rolin e një dezertuesja të ngarkuar më borxhe, në jetën reale do të fitojë miliona, pas kontratave të nënshkruara me markat më të mëdha të modës në botë, të cilat tashmë po shfrytëzojnë famën e saj dhe miliona ndjekësit e mediave sociale.

Shtëpia luksoze e modës Louis Vuitton e ka bërë aktoren e lindur në Seul imazhin e koleksionit të saj të fundit, duke promovuar rrobat, bizhuteritë dhe orët e kompanisë franceze.

Gjiganti sportiv Adidas dhe shtëpia italiane e modës Fendi kanë nënshkruar gjithashtu marrëveshje me HoYeon, tani një nga modelet më të kërkuara në botë pas premierës mbarëbotërore të Squid Game muajin e kaluar.

Në vetëm një javë, ylli i serialit më të përfolur të momentit, nga 500 mijë ndjekës që kishte në Instagram, numëron tashmë 17 milionë ndjekës, duke u bërë për ta bërë aktorja më e ndjekur në Kore.

Squid Game, e cila është shfaqja më e transmetuar në Netflix, e cila merr emrin nga një lojë e zakonshme Koreane dhe ndjek një grup prej 456 personazhe të ngarkuar me borxhe.

Artikulli paraprakHELMIM MASIV NGA ALKOOLI NË RUSI, VDESIN 35 PERSONA, 7 TË TJERË NË GJENDJE TË RËNDË NË SPITAL
Artikulli tjetërSHIFRAT E INSTAT/ ÇMIMET E BUKËS DHE TË DRITHËRAVE U RRITËN NË SHTATOR ME RITMET MË TË LARTA QË NGA 2012