Gjuha e urrejtes përmes komenteve e përdorur ndaj grave si dhe statistikat e frikshme të krimeve me viktima grate, u ekspozuan në qender të qytetit të Lezhës.Kjo ishte mënyra që zgjodhen aktivistet e shoqërisë civile në Lezhë, për të ngritur zërin ndaj diskrimiminimit dhe dhunes ndaj grave.Permes ekspozites te titulluar “Në shesh të burrave, pa burrni”, ju kërkua institucioneve përgjegjëse që të marrin masa për të mbrojtur të drejtat e grave, të cilat po bien viktima të krimit.
Kjo ekspozite e veçante e hapur në qender të Lezhës, tërhoqi vemendjen e shume qytetareve, ndërsa mesazhi që u përcoll ishte stop vrasjeve, dhunës dhe diskriminimit ndaj grave.