2018-a e ka gjetur Shirokën turistike në gjendje aspak të mirë. Me një turizëm, i cili lulëzon përgjatë periudhës së verës, mirëpo me një vëmendje minimale përgjatë përidhës së dimrit. Përveç nxënësve dhe nismave vullnetare të marra herë pas here për të, asgjë më tepër nuk bëhet për të përmirësuar kushtet e përgjithashme të qytetit.
Banorët dhe vizitorët që kalojnë për të kaluar disa orë të këndshme në këtë mot me diell të fillimit të janarit shprehen të pakënaqur për atë që Shiroka shfaq këtë periudhë të vitit. Shqetësues mbetet mungesa e pastrimeve të vazhdueshme, çfarë ndikon ndjeshëm edhe në imazhin e këtij vendi turistik.
Përgjatë verës, një numër i madh personazh preferojnë të vizitojnë Shirokën. Ndërsa përsa u përket stinëve më të ftohta, sidomos dimrit, kjo zonë turistike ka shumë pak për të ofruar. Mungesat fillojnë që nga vëmendja e pushtetit lokal, i cili nuk i jep mundësinë një mrekullie si Shiroka, e cila ka fatin e madh të jetë në afërsi të Liqenit të Shkodrës, të ketë zhvillim të vazhdueshëm në të gjithë periudhat e vitit.