Kosova është një vend që në vitet ’99 kaloi shumë ditë të errëta. E në atë kohë qyteti i Shkodrës u bë një pishtar që ndriçonte sado pak këtë errësirë dhe u bë një sup i fortë mbështetjeje për vëllezërit dhe motrat kosovare.

Këto kujtime u shpalosën një provomimin e libri “Në shkodër 25 vjet më parë”, një botim i shoqatës atdhetare-kulturore “Kosova”. Kjo shoqatë u krijua me 5 shkurt të vitit 1991 në Shkodër, duke dhënë më pas një kontribut të madh në jetën atdhetare dhe kulturore të shqiptarisë. Edhe pse të mbeldhur në një aktivitet kulturor, studiuesja Fetnete Ramosaj gjatë fjalës së saj tha se Kosova duhet t’i dokumentojë krimet që Serbia ka bërë ndaj saj. Studiuesi Dashamir Uruçi tregoi dy momentet me të rëndësishme të rrugëtimit 25-vjeçar të shoqatës “Kosova” Libri “Në Shkodër 25 vjet më parë” është i ndarë në katër pjesë: a) Shoqata atdhetare kulturore “Kosova” në 25-vjetorin e themelimit te saj; b) Intelektualët shqiptarë flasin për veprimtarinë e shoqatës “Kosova”; c) Vlerësime për shoqatën atdhetare “Kosova”; d) dëshmi dokumentare.

Artikulli paraprak“JE PREJ SHKODRET NË QOFTË SE…”, SUKSES QË NË PRËMIERË
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E VIKTIMAVE TË AKSIDENTEVE