Tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Durrës u regjistrua në një shkallë prej 6.4 ballesh .

Por pas asaj lëkundje vdekjeprurëse ,lëkundje që u ndien fort edhe në Shkodër, të gjithëve na ka lindur pyetja, po në qytetin tonë në cfare shkalle ishte forca e termetit? Për këtë ne kemi ardhur në lagjen “Liria” në rrugën e Kalasë ”Rozafa”, aty ku ndodhet qëndra e sizmiologjisë e cila shërben për matjen e lëkundjeve sizmike.

Megjithatë kjo qëndër ndonëse është funksionale që nga tërmeti i vitit 79 që preku Shkodrën, në të nuk qëndron askus, përvec një personit i cili ka nën mbikëqyrje këtë objekt.

Inxhinierja Zenepe Dibra një njohëse e specializuar në këtë fushë e cila ka mbrojtur temën e doktoraturës për rezistencën e tokës ndaj tërmeteve, tregon se në këtë qendër dikur ka qëndruar një sizmiolog 24 orë pa ndërprerje, i cili ka referuar të gjitha lëkundje sizmike në territorin e qarkut Shkodër e më gjërë.

Në konferencën shkencore kur është analizuar termetit i vitit 1979, një nga kumtesat kryesore ka qënë edhe qendra sizmilologjike e Shkodrës tregon inxhinierja Dibra.

Në fakt në këtë qendër kryhet cdo gjë online por përderisa nuk morëm asnjë përgjigje se sa ka qënë magnituda e termetit në Shkodër me 26 Nëntor , duket se matjet nuk kryhen në kohë reale.

Artikulli paraprakMASAKRA E HOTIT, PROKURORI SHQIPTAR I SHBA: S’KA MË HESHTJE
Artikulli tjetërLAÇ,TËRMETI DËMTOI KISHËN 100 VJEÇARE