Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i bindur se në zgjedhjet vendore të 14 majit Shkodra do të fitojë. Gjithashtu ai ka shtuar se ndryshimi do të nisë nga Shkodra.
“Në Shkodër bashkë fitojmë 5 me 0. Nga Shkodra nis Ndryshimi për gjithë Shqipërinë!”, tha Meta.
Meta është takuar edhe Bardh Spahinë, ndërsa thotë se pa asnjë diskutim koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të sjellë frymën e ndryshimit në të gjithë Shqipërinë.