MINISTRJA HARITO DHE HOMOLOGU LAZOVIC FIRMOSIN MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT. Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administraten Publike Milena Harito dhe Zv/kryeministri e njeheresh Ministri i Telekomunikacionit ne Mal te Zi Vujica Lazović kane firmosur kete te premte ne Shkoder marreveshjen e bashkepunimit per promovimin e turizmit nepermjet internetit duke filluar me dixhitalizimin e fondit te Muzeut Historik te Shkodres.
Dixhitalizimi i ketij muzeu perfshin dixhitalizimin e mbi 1200 objekteve, nje guide audio ne shqip dhe anglisht po njekohesisht website-n e muzeut nderkaq Drejtori Juka tregoi se procesi ka dhene rezultatet e para. Ky projekt i financuar nga BE dhe i prezantuar qe muajin shkurt te vitit te kaluar permbylli fazen e pare ne Muzeun e Shkodres per te vazhduar me pas me nje projekt te aksesit ne internet ne zonen e Bjeshkeve te Namuna. Trashegimia kulturore dhe historike e Shkodres do te jete tashme lehtesisht pjese e trashegimise europiane.