Shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Shkodrës morën pjesë në Spartakiadën e organizuar nga Zyra Vendore e Arsimit dhe Bashkia Shkodër, një aktivitet që rikthehet pas shumë vitesh mungesë. Kryebashkiaku Benet Beci tha se kjo spartakiadë i paraprin vitit të ardhshëm ku Shkodra do të jetë qyteti europian i sportit.
Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia tha se kjo është një inisiativë që ka bërë bashkë disa institucione për të kthyer sportin si kryefjalë të brezit të ri.
Për katër ditë me radhë deri më 31 maj, ekipet sportive të shkollave të qytetit do të konkurojnë në disiplina të ndryshme në garat që do të zhvillohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe stadiumin “Loro Boriçi”.