Mungesa e alternativave për të vegjëlit në Shkodër është kthyer në një problem shqetësues, i cili trashëgohet prej vitesh.

Fëmijët, me daljen e pranverës nuk kanë asnjë park lojërash ku të mund të argëtohen dhe të kalojnë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Bashkia Shkodër akoma nuk ka marrë mundimin të bëjë një investim për të qenë për ta. Duke patur këto arsye, prindërit janë të detyruar të çojnë të vegjëlit e tyre në parqe lojërash private, të cilët padyshim janë me pagesë.

E njëjta problematikë është evidente në çdo lagje të Shkodrës, ku fëmijët detyrohen të luajnë me top në bar dhe në vende të rrezikshme që mund të rrezikojnë jetët e tyre. E njëjta panoramë paraqitet edhe në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, i cili nuk ofron asnjë shërbim për fëmijët.

Në lojërat që kanë qenë pak vite më parë kanë mbetur vetëm rrënojët, të cilat më shumë rrezikojnë fëmijët.

Bashkia Shkodër duhet t’u kushtoj vëmendje më të madhe fëmijëve, të cilët janë shtresa e parë e shoqërisë që ka më shumë nevojë se kushdo tjetër. Parqet e lojërave janë një nevojë emergjente, e cila padiksutim duhet të ketë vëmendjen e duhur nga pushteti lokal.

 

Artikulli paraprakSHKËPUTJE ENERGJIE NË “XHABIJE”
Artikulli tjetërBUSHATI KTHEHET NË KANTIER NDËRTIMI