Edhe pse kostoja e jetesës në Shqipëri është rritur ndjeshëm për shkak të çmimeve të rritura, inflacioni sipas INSTAT për muajin shkurt në vend është më i ulët se në vendet e Bashkimit Europian. Inflacioni në vendin tonë vlerësohet të jetë 4%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 6.2%. Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Shkurt, nga 31 shtete të listuara, Shqipëria renditet e 29-ta, për rritjen e lartë të çmimeve kryesisht të ushqimeve dhe të transportit. Shteti me rritjen më të lartë të çmimeve konsiderohet Lituania me inflacion 14%, dhe në vend të fundit për shtrenjtimin e produkteve është Zvicra më inflacion me më pak se 2% në shkurt. Ndikimi kryesor në këtë rritje të çmimeve aktualisht po jep lufta Rusi-Ukrainë, pasi këto dy shtete kanë tregjet kryesore të Evropës të drithërave, gazit dhe lëndëve të tjera të para. Për ekspertët kjo rritje e çmimeve ka gjasa të zgjasë përtej korrikut të këtij viti.

“Çmimet do të vazhdojnë të rriten, edhe për muajit në vijim. FMN thotë deri në fund të 2022, bursat flasin për rritje deri në korrik, tendenca është që tendenca nuk do të ndalet me kaq por do të vazhdojnë të rriten çmimet”, thotë eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

Rritja më e lartë e çmimeve është konstatuar tek ushqimet, pasi u shtrenjtuan me 7% në muajin shkurt, duke e bërë shumë më të kushtueshme shportën e konsumatorëve shqiptar. Ndikimet e tjera negative të kësaj vale të re çmimeve, është zhvlerësimi i lekut, pasi qytetarët me të njëjtën pagë tanimë blejnë më pak, ndërsa kjo situatë do të sjellë ulje të konsumit të qytetarëve.

Artikulli paraprakBLLOKIMI I RRJETEVE SOCIALE, MEPJ THIRRJE SHQIPTARËVE NË RUSI
Artikulli tjetërPRESIDENTI META VLERËSON ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH” AUTORIN E VEPRAVE PËR ÇËSHTJET KOMBËTARE, REXHEP HIDA