Turqit kryesojnë listën e emigrantëve të punës në Shqipëri. Vetëm në harkun kohor 2011-2014 ata përbëjnë 52 % të personave të pajisur me leje qëndrimi e pune Shqipëri, të ndjekur në renditja nga shtetasit kinez, kanadez, maqedonas, indian e serb. Sipas studimit të Open Data në total për tre vite në Shqipëri kanë ardhur si emigrant për të punuar në sektor të ndryshëm të ekonomisë 2054 persona ku 1068 kanë shtetësi turke, 246 kineze, 164 kosovar 82, kanadez, 62 indian e maqedonas si dhe 41 serb.

Në lejet e punës të dhëna nga Shërbimi Kombëtar i Punës nuk mungojnë dhe emigrantët nga Egjipti, Filipinet dhe rusët. Tregu i punës që ka numrin më të madh të emigrantëve është sektori i ndërtimit me 594 persona, ndjekur nga shërbimet me 288 dhe tregtia me 288 shtetas, ndërsa e fundit në renditje është shëndetësia ku 103 persona janë sistemuar në këtë fushë. Në sektorët që kanë një numër të konsiderueshëm të punësuar me kombësi të huaj janë Miniera Gurore si dhe Industria e përpunimit me një total prej 472 persona. Referuar këtyre statistika rezulton se në tre vite numri më i madh të shtetasve të huaj që kanë zgjedhur tregun e punës në Shqipëri përbëhet nga punëmarrës me 1828 persona, të vetëpunësuar 185 persona dhe vetëm 2 % apo 41 shtetas të huaj janë pajisur me leje pune si investitor.

Artikulli paraprakRREZIKU NGA ZJARRET, PREFEKTI MBLEDH KOMISIONIN
Artikulli tjetërMERKATO EUROPIANE, SHIFRA TË ÇMENDURA PËR LOJTARËT